Kurti dhe Mandl diskutojnë për zgjedhjet në veri
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti dhe Mandl diskutojnë për zgjedhjet në veri

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në një takim eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili bartë edhe funksionin e shefit të misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, takimi kishte në qendër të diskutimit fushëveprimin e misionit vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend. Në takim u bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

“Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore teksa dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme