Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022
RTKLive
Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022
Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishtinë, ora 12:05)
Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Evropë dhe Evroazi, ambasadorja Erin E. McKee, viziton Kosovën, do të takohet me akterë të ndryshëm nga qeveria, shoqëria civile, sektori privat. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra në Podujevë dhe do të vizitojë Qendrën e Handikos-it. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani" ora 14:00)
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendorë dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me autorët pjesëmarrës. (Kino Armata, ora 17:00)