23:16 / 03.12.2022
Golden Eagle Ylli fiton bindshëm nga Trepça
Uran Krasniqi/RTKLive
Trepça ka pësuar humbje të thellë nga Golden Eagle Ylli në xhiron e 13-të në Prince Caffe Superligë. Rezultati përfundimtar ka qenë 86:67 (27:8, 18:21, 23:18, 18:20).
Suharekasit qysh në fillim krijuan epërsi të cilën e ruajtën në të gjitha periudhat e takimit.
Te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Bashir Ahmed me 24 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Trepça më i miri ishte Cadarian Raines me nëntë pikë e dhjetë kërcime.