Parashikimi i motit për sot 
Foto:RTKlive
Në Fokus

Parashikimi i motit për sot 

RTKlive

Parashikimi i motit për sot 

Në këtë ditë të fundit të vikendit në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton IHK.

Edhe në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në perëndim. Në zona malore temperatura do të sillet ndërmjet 4/12°C, në zonat e ulët 6/19°C dhe në zonën bregdetare 10/18°C.


MË SHUME NGA Në Fokus