14:49 / 04.12.2022
Ballkani fiton si mysafir i Llapit
Uran Krasniqi/RTKLive
Llapi nuk ka qenë në ditën e vet më të mirë të dielën në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë. Është mposhtur nga Ballkani i Suharekës.
Sot është zhvilluar ndeshja e mbetur nga java e shtatë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-3.
Rrahmani (24'), Thaqi (56') dhe Korenica (59') kanë shënuar për suharekasit.
Në tabelën që kryesohet nga Drita e Gjilanit me tridhjetë e tetë pikë, pas kësaj ndeshje, Ballkani gjendet në vendin e dytë me tridhjetë e shtatë pikë, ndërsa Llapi në vendin e gjashtë me njëzet pikë.