06:14 / 05.12.2022
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit
RTKlive
Sot në Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, do të organizohet shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.
"Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNICEF-it dhe UN Volunteers, me fokus në temën e solidaritetit përmes vullnetarizmit", njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.