Tirana mirëpret nesër liderët e BE-Ballkani Perëndimor
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë të martën e 6 dhjetorit. Për të bërë të mundur mbarëvajtjen e këtij samiti, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash sigurie të nivelit të lartë, një prej të cilave është dhe bllokimi i disa prej rrugëve kryesore.
Vetë kreu i qeverisë më herët, ka qenë i prerë teksa ka deklaruar se masat e sigurisë do të jenë shumë të rrepta dhe kjo gjë sipas tij nuk negociohen me askënd. Rama theksoi se fakti që Tirana do të mirëpresë liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe sipas tij masat e sigurisë bazohen në standartet e vendosura nga vetë Këshilli Evropian.
Komunikimin e masave të sigurisë e bëri fillimisht Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi dhe më pas edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Policia e Shtetit do të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”; bulevardin “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium; rruga “Dervish Hima”; rruga “Asim Zeneli”; rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”; rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”; rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”; rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.
Po ashtu, edhe Policia Bashkiake e Tiranës ka njoftuar disa nga masat e marra për mbarëvajtjen e samitit të 6 dhjetorit.
Sipas njoftimit, policia bashkiake bën me dije se ka nisur lirimi i rrugëve dhe rrugicave brenda itinerarit ku do kalojnë personalitetet e larta shtetërore, dhe në zonën e kuqe ku lëvizja me automjete do të jetë e ndaluar nga ora 06:00-18:00.
“Në zbatim të masave të sigurisë të vendosura në planin e përbashkët të masave me Policia Rrugore Tiranë, të hartuar për të garantuar Samitin e BE-së, i cili do të zhvillohet në datën 6 Dhjetor në Tiranë, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Policisë Rrugore, pas vendosjes së sinjalistikës provizore ndaluese nga Bashkia Tiranë , si dhe pas njoftimeve të vendosura në të gjitha automjetet e parkuara , po lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe , brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor, nga ora 6:00-18:00.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin, u rikërkojmë, të lëvizin automjetet e tyre private, të cilat i kanë ende të parkuara brenda kësaj zonë të kuqe, pasi në të kundërt do të lëvizen me mjet ngritës, nga shërbimet policore, si dhe të kufizojnë sa të mundin lëvizjet me automjet në qytet, në datën 6 Dhjetor”, njofton policia bashkiake.
Rrugët e bllokuara
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
Rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Asim Zeneli”;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.
Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë
Hyrja e punonjësve në institucione
Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Germenji”;
- Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
- Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;
- Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
- Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
- Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.























