Nikolla: BE vjen në kryeqytetin e vendit më proevropian të rajonit
ATSH
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli sot një përshëndetje me rastin e samitit Bashkim Evropian-Ballkan Perëndimor në Tiranë.
“Sot nis në Tiranë samiti Bashkim Evropian-Ballkan Perëndimor, një ngjarje madhore për Shqipërinë, rajonin, Evropën e më gjerë. BE vjen në kryeqytetin e vendit më proevropian të rajonit, për të dëshmuar se Ballkani Perëndimor është vlerë e shtuar e familjes evropiane”, theksoi Nikolla.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rastin, por edhe detyrimin, të dëshmojnë se integrimi në BE është e vetmja perspektivë për zhvillimin, progresin e paqen në rajon”, nënvizoi Nikolla.
“Shqipëria ka shansin e merituar të promovojë vizionin e qartë dhe arritjet e identifikueshme drejt integrimit në BE si edhe lidershipin rajonal për zhvillimin, mirëqenien, demokracinë dhe paqen”, shkroi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.























