Nauseda: Lituania mbështet procesin e zgjerimit europian
ATSH
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda deklaroi sot se, “Lituania ka qenë gjithmonë mbështetëse për procesin e zgjerimit europian”.
Nauseda merr pjesë sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Nauseda takoi Kryeministrin Edi Rama, i cili pret pjesëmarrësit në nisje të këtij Samiti, i pari që zhvillohet në rajon.
Në një prononcim të shkurtër për mediet e shumta vendase dhe ndërkombëtare, presidenti lituanez u shpreh se, “në këtë takim mirëpresim mendimet e palëkundura ndaj agresionit rus në Ukrainë, si dhe harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së dhe qëndrimet mjaft të qarta për sanksionet kundër Rusisë”.
“Unë mirëpres progresin e bërë në procesin e integrimit. Është shumë e rëndësishme fqinjësia në paqe, si një nga parakushtet e nevojshme. Pres me padurim të shoh progresin e vendeve aspirante dhe ndoshta të merret një vendim në Këshillin e Europës në dhjetor. Deri tani shohim një stabilizim, kemi më pak përpjekje të kalimeve të paligjshme midis kufirit të Lituanisë dhe Bjellorusisë, por nuk i dihet kurrë, sulmet hibride janë ende të mundshme dhe ka potencial për kalimet e paligjshme të emigrantëve. Jemi të vetëdijshëm për problemin dhe do ta shohim problemin po me aq seriozitet si gjithmonë”, deklaroi ai.























