Osmani: Roli i kryeministrit Rama, shumë konstruktiv me Maqedoninë e Veriut
BKT
Shqipëri

Osmani: Roli i kryeministrit Rama, shumë konstruktiv me Maqedoninë e Veriut

ATSH

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “roli i Kryeministrit Edi Rama ka qenë shumë konstruktiv me Maqedoninë e Veriut”.

I ftuar në një studio televizive, Osmani vuri në dukje se, roli i Ramës ka qenë konstruktiv jo vetëm ndaj faktorit shqiptar, (aspak në aspektin patronazhist siç shprehen disa) por ka qenë ndihmues, lehtësues dhe inkurajues edhe për Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.

“Mendoj se pozicioni i tij përballë Bullgarisë, vërtet ka ndihmuar në vendimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Osmani, teksa tha se “nuk mund të them se ka qenë kyç, se marrëveshja e arritur ka zhbllokuar procesin, po presioni që i ka bërë Rama  Bullgarisë në skenën ndërkombëtare, duke futur Bullgarinë në një pozitë jo të lakmueshme duke e imponuar atë publikisht ka ndihmuar në lehtësimin e raporteve me Maqedoninë e Veriut. Ashtu sikurse nuk gjej vërejtje për Kryeministrin Rama ndaj Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut atje”.

“Roli i tij ka qenë konstruktiv dhe pozitiv dhe sa i përket Ballkanit të Hapur ka qenë një vendim yni duke vlerësuar se çdo iniciativë që na ul në tavolinë dhe jo në istikame është  pozitiv  për rajonin”, deklaroi Osmani.


MË SHUME NGA Shqipëri