Haradinaj adreson kritika ndaj kryeministrit Kurti
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Haradinaj adreson kritika ndaj kryeministrit Kurti

Afet Bela/ RTKlive

Pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit, ka reaguar, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela, e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!. Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s'po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.

No description available.


MË SHUME NGA Lajme