Tërhiqet shorti për radhitjen e partive në fletëvotime|Video
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Tërhiqet shorti për radhitjen e partive në fletëvotime|Video

Venera Xhoxhaj /RTK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Kjo është renditja renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të këtyre katër komunave:

111 Iniciativa Qytetare Mitrovica

112 Partia Demokratike e Kosovës

113 Partija Kosovskih SRBA

114 Sladjana Pantovic ( Kandidate e pavarur)

115 Lëvizja Vetëvendosje

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha janë ndërmarrë të gjitha hapat për të përgatitur këto dy procese zgjedhore.

"Pavarësisht sfidave të cilat paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme. Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm. Kjo mund të arrihet vetëm me një angazhim të përbashkët", tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit të tërësishëm të certifikimit të subjekteve politike, në garë për kryetar të këtyre katër komunave janë 5 subjekte politike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tërhiqet shorti për zgjedhje në komunat në veri të Kosovës

A.Bela / RTKlive

Sot në Komisionin Qendrorë Zgjedhor (KQZ) do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet në veri të vendit.

KQZ ka njoftuar se sot (e mërkurë) në orën 09:00 organizohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.


MË SHUME NGA Lajme