09:11 / 07.12.2022
Shqipëri, parashikimi i motit, me vranësira mesatare dhe të dendura
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se për ditën e mërkurë në Shqipëri moti do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash në bregdetin jugor dhe në veri-veriperëdim te vendit.Mjegull / mjegullinë lokale nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Në bregdetin jugor era fiton shpejtësi deri në 10-12m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.























