Komisioni për Reformën Zgjedhore mban takim me dyer të mbyllura
Afet Be;a/ RTKlive
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë ka filluar mbledhjen e radhës pa praninë e medieve. Në fillim të mbledhjes është miratuar rendit i ditës dhe janë miratuar procesverbalet nga mbledhjet e kaluara.
Kryetari i këtij Komisioni, Abelard Tahiri tha se ky është një takim pune dhe nuk ka nevojë që mediat të jenë prezent.
Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, raporton RTKlive
Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike. Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) janë Abelard Tahiri kryetar i Komisionit dhe Ilmi Reçica, anëtar. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.























