Hazard pensionohet nga Kombëtarja, kërkohet nga gjiganti italian
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Eden Hazard edhe zyrtarisht është pensionuar nga Kombëtarja e Belgjikës.
Belgu përmes një njoftimi në rrjetet secila, ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtraja e tij.
“Një faqe mbyllet sot… Faleminderit për dashurinë dhe për përkrahjen e pashoq. Faleminderit për të gjithë kënaqësinë e ndarë që nga viti 2008. Vendosa t’i jap fund karrierës me kombëtare. Pasuesit tashmë janë aty. Do të më mungoni djelmosha”, ka shkruar Hazard.
Ndërkohë, lajmi për pensionimin e Hazardit është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e kombëtares së Belgjikës.
Juve rikthehet kah ylli i Realit
Pavarësisht se Hazard është pensionuar nga Kombëtraja e Belgjikës, megjithatë, klubet e mëdha evropiane janë të interesuara për të.
Klubi italian, Juventus është rikthyer sërish kah mesfushori i Real Madridit, Eden Hazard.
‘Zonja e Vjetër’ prej kohësh është duke e monitoruar belgun, i cili duket se do të largohet nga ‘Bernabeu’, madje qysh në afatin kalimtar të janarit.
Torinezët sipas medieve italiane, do të provojë që gjatë janarit të transferojë ish-yllin e Chelseas.
Krerët e Juvës thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me madrilenët për transferimin e mundshëm të reprezentuesit belg, i cili akoma nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë në skuadrën e Carlo Ancelottit.























