Ambasadori Olivier Guerot: Aktet e frikësimit janë shqetësuese
BKT
Lajme

Ambasadori Olivier Guerot: Aktet e frikësimit janë shqetësuese

F.Sertolli/RTKlive

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, përmes një postimi në Twiter ka reaguar pas sulmeve me bombë gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, duke i konsideruar ato, si shumë shqetësuese.

 “Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar ambasadori francez Guerot në postimin e tij në Twitter.

Natën e mbrëmshme persona të panjohur kanë sulmuar zyrat e KKZ-ve në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, për të penguar hapjen e këtyre zyrave, pasi më 18 dhjetor, pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komune.

Pas sulmeve me bomba ndaj zyrave të KKZ-së, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se me krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, do të ketë më shumë polici të Kosovës atje si dhe ambasadorët e tjerë si ai amerikan, gjerman dhe shefi I EULEX-it.

Ndryshe, situata në veriun e Kosovës sot përshkruhet e qetë.


MË SHUME NGA Lajme