Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi udhëton për në Bruksel
Foto: Besnik Bislimi/Facebook
Lajme

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi udhëton për në Bruksel

E.Hoti/RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton për në Bruksel.

Sipas njoftimit  nga Qeveria, Bislimi atje do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian  si dhe Këshillit Evropian.

“Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme