Kupina: Për zgjedhjet në veri, Presidentja vepron sipas kritereve specifike
Fadil Sertolli / RTKlive
Këshilltari për Media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, në një prononcim për RTKlive, rreth mundësisë së shtyrjeve të zgjedhjeve në veri të vendit, tha se vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike.
Kupina tha se sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja.
“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media nga presidenca e Kosovës.
Një dekalrim të ngjashëm e bëri sot edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai deklaroi se ekzekutivi i vendit është duke pritur vlerësimin e organeve përkatëse shtetërore të sigurisë, lidhur me hapat e mëtejshëm rreth situatës në veri të vendit.