Ish ministrja Bajrami: Denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit, hajnat në burg
Foto: Hykmete Bajrami/Facebook
Lajme

Ish ministrja Bajrami: Denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit, hajnat në burg

J. Musliu/RTKlive

Hykmet Bajrami, ish ministre e Tregtisë dhe Industrisë, në kohën e së cilës ndodhi vjedhja e Thesarit në vlerë prej 2.1 milionë euro, ka reaguar sot pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli aktgjykimin ndaj dy të akuzuarve në lidhje me këtë rast.

Ata u dënuan me 21 vjet burg në total, me mbi 40 mijë euro gjobë, konfiskim të pasurisë, vërtetuar  se është krijuar me paratë e vjedhura, mos ushtrim të punës në institucionet publike për gjashtë vjet dhe dënime të tjera.

“E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit dhe sot ka vendim të Gjykatës. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund”, deklaroi ish ministrja Bajrami.

Ajo tha se vendimi i sotshëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelën pa u ndëshkuar.

“Unë besoj shumë se organet e drejtësisë dhe institucionet tjera përgjegjëse, do të bashkrendojnë aktivitetet, që mjetet e vjedhura të kthehen sa më parë në buxhetin e shtetit”.

Bajrami më tej deklaroi se hajant e kanë vendin në burg.  “Secili zyrtar që abuzon duhet të zbulohet, të denocohet dhe hajant duhet të marrin dënime kapitale”, shkroi ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë.

Sot gjykata e shkallës së parë i dënoi me burgim L.G e K.Sh për vjedhjen e parave të shtetit.


MË SHUME NGA Lajme