17:41 / 07.12.2022
Emery e do Felixin te Aston Villa
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i ri i Aston Villa, Unai Emery po kërkon që të shtojë më shumë cilësi në skuadrën e tij.
Prandaj Aston Villa është duke biseduar me Atletico Madridin për një lëvizje të Joao Felix drejt Anglisë.
Sipas gazetës së njohur "Marca", çdo marrëveshje mund të bëjë që klubi nga Madridi të përfitojë shumë, pasi portugezi ka kontratë me spanjollët deri më 2026.
Ish-futbollisti i Benficas ka startuar vetëm pesë ndeshje në La Liga këtë sezon, por megjithatë ai ka realizuar tri gola dhe ka asistuar tri herë.























