Xhaka flet për mungesën e Jesus te Arsenal
Uran Krasniqi/RTKLive
Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka pranuar se lëndimi i Gabriel Jesus është një goditje e madhe për Arsenalin, kur kihet parasysh fakti që ai pati ndikim të madh në lojën e skuadres angleze.
Jesus ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Botërorin "Qatar 2022", ku Brazili pësoi humbje nga Kameruni.
Xhaka ka dashur të besojë se është një lëndim i lehtë duke u zotuar se do ta mbështesë shokun e tij të skuadrës në rikuperimin e tij.
"Kam folur me të menjëherë pas ndeshjes me Kamerunin. Ne kemi kontakte me njërit-tjetrin, të gjithë lojtarët që jemi këtu në Kupën e Botës", ka thënë Xhaka. "Nuk e di sa i rëndë është lëndimi, ndoshta do të mungojë dy apo tre muaj, por ai është një djalë i fortë. Mendoj se është një lëndim i vogël për të dhe ne do ta mbështesim atë. Ai e di se ne jemi pas tij dhe ne shpresojmë që ta kthejmë atë sa më shpejt të jetë e mundur".























