Golden Eagle Ylli e Sigal Prishtina shkojnë në gjysmëfinale të Superkupës
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli e Sigal Prishtina shkojnë në gjysmëfinale të Superkupës

Uran Krasniqi/RTKLive

Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina janë kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës. Derisa Ylli ka fituar ndaj Vëllaznimit, Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin. 

Ylli është ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 94:75 (26:16, 22:19, 21:18, 25:22).

Te therandasit u dalluan Henrik Sirko me 25 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime dhe Chris Harris me 24 pikë e tetë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Emanuel Omobgo me 18 pikë e tetë kërcime.

Ndërsa rezultati te ndeshja Sigal Prishtina - Ponte Prizreni ka qenë 77:88 (15:20, 16:32, 20:18, 26:18). 

Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 22 pikë e pesë kërcime.

Sigal Prishtina të premten në gjysmëfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Të enjten (nesër) do të ndeshen Trepça me Rahovecin dhe Peja me Bashkimin.

No description available.