09:16 / 08.12.2022
Edhe Bayern Munich në garë për Asension
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Bayern Munich, është një tjetër klub i madh evropiane që i ka hyrë garës për anësorin e Real Madridit, Marco Asension.
‘Bavarezët’ sipas medieve gjermane, është klubi i radhës që i ka hyrë garës për reprezentuesin spanjoll.
Kontrata e Asensio-s me Real Madridin skadon në vitin 2023, dhe duket se nuk ka gjasa për marrëveshjen e re për shkak së lojtari nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë do të përballen me një konkurrencë të fortë me rivalët evropian Liverpool, Arsenal dhe Juventus për transferimin e spanjollit.