Hovenier takon Krasniqin e Abdixhikun, diskutojnë për zgjedhjet në veri
Lajme

Hovenier takon Krasniqin e Abdixhikun, diskutojnë për zgjedhjet në veri

M.Shefkiu/RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka takuar të enjten pasdite, dy liderët e partive opozitare, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku. Këto takime u zhvillua në prag të zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri.

Sipas një njoftimi për medie, në takim me kryetarin e PDK-së, është diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje.

“Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri. Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, shkruan në njoftimin e PDK-së.

Kjo parti, më e madhja në opozitë, konsideron se garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor.

Ndërkaq në selinë e LDK-së, Jeffrey Hovenier u prit nga kryetari Abdixhiku.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, thuhet në njoftimin e LDK-së.


MË SHUME NGA Lajme