19:52 / 08.12.2022
FC Ferizaj liron Elbasan Thaqin
Uran Krasniqi/RTKLive
Elbasan Thaqi nuk është më futbollist i Ferizajt. Për ndërprerjen e bashkëpunimit ka njoftuar vetë klubi nga qyteti i Ferizajt.
"FC Ferizaj njofton se edhe zyrtarisht nga dita e sotme i ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin, Elbasan Thaqi. Thaqi tash e 3 muaj nuk ka qenë pjesë e ekipës, për shkak të një vendimi të Komisionit Diciplinor brenda klubit që e suspendoi qëndërmbrojtësin Thaqi. Shëndet e suksese Elbasan Thaqi!", ka njoftuar klubi nga Ferizaj.
Ferizaj aktualisht gjendet në pozitën e fundit në Superligën e Kosovës.