Muriqi zëvendësues i Benzemas te Real Madridi?
BKT
Sport

Muriqi zëvendësues i Benzemas te Real Madridi?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës e sulmuesit kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqit.

Ylli i Kosovës sipas medieve të huaja, është futur në ‘radarin’ e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

‘Los Blancos’ e mendojnë Muriqin pasues të sulmuesit Karim Benzema, i cili për shkak të lëndimit është jashtë fushës së blertë.

Sulmuesi i ‘Dardanëve’, i cili këtë sezon të garave shënuar shtatë gola në fanellën e Mallorcas, është duke u vëzhguar edhe disa klube tjera evropiane.