LDK kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu pas zhdukjes së mostrave
BKT
Venera Xhoxhaj/RTKlive
Lajme

LDK kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu pas zhdukjes së mostrave

Venera Xhoxhaj/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas rastit të zhdukjes së mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Shkëmb Manaj, nga LDK, e ka paraqitur qëndrimin e partisë për zhdukjen e mostrave në rastin ‘Dehari’, në një konferencë për media.

"LDK-ja konsideron se ky është superskandal dhe tregon gjendjen në të cilën është katandisur drejtësia. Ministrja është e paaftë të udhëheq me këtë sektor, prandaj dorëheqja e saj është minimumi”, tha Manaj.

Ai tutje theksoi se nuk mjafton suspendimi i zyrtarëve dhe si subjekt politik kërkojnë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e ministres.

“Nëse ajo nuk jep dorëheqje e ftojmë kryeministrin Albin Kurti ta shkarkojë dhe nëse nuk e shkarkon e konsiderojmë bashkëpërgjegjës për rastin", tha Manaj. Ai po ashtu tha se LDK-ja i bënë thirrje prokurorisë dhe organeve të rendit që të zbardhin këtë rast dhe të gjithë akterët të marrin dënimin e merituar.


MË SHUME NGA Lajme