SHBA kërkon sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar
BKT
Shqipëri

SHBA kërkon sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar

rtsh.al

9 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Në kuadër të kësaj dite, Ambasada amerikane në Tiranë thekson se korrupsioni luftohet përmes demokracisë, ndërtimit dhe forcimit të institucioneve qeveritare, kufizimit të vizave e vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve të korruptuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri