Dugolli: Serbia shfaqi zellin luftarak
BKT
Foto: washingtondiplomat
Lajme

Dugolli: Serbia shfaqi zellin luftarak

J.Musliu/RTKlive

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, ka dënuar deklarimet që vijnë nga Serbia, për shqyrtimin e mundësisë së dërgimit të trupave të saj në Kosovë.

“Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner”, shkroi ambasadori Dugolli.

Ai tha se çdo përpjekje për të portretizuar veprimet e paligjshme si të motivuara etnikisht janë të turpshme.

Përndryshe, sot gjatë ditës, në lidhje me këtë çështje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë, dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.

“Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999”, deklaroi presidentja Osmani.

“Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”.

 


MË SHUME NGA Lajme