Lufta kundër kanabisit, policia shqiptare dhe italiane bëjnë bilancin
BKT
Shqipëri

Lufta kundër kanabisit, policia shqiptare dhe italiane bëjnë bilancin

rtsh.al

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane kanë bërë të premten një bilanc të rezultateve të arritura gjatë vitit 2022 në luftën kundër kanabisit.

Sipas tyre janë kryer gjithsej 156.124 kontrolle dhe 345.010 orë shërbimi. Guardia di Finanza nga ana e saj  ka kryer 63 misione ajrore, 182 orë fluturimi dhe 55 raporte monitorimi. 

Për kreun e Policisë Shqiptare Muhamet Rrumballku, gjatë operacioneve janë arrestuar 352  persona, ndërsa më shumë se 116 mijë  rrënjë kanabis janë asgjësuar.

Ndërsa  gjeneral Brigade Vincenzo Caci u shpreh se të dhëna numerike duhet të konsiderohen si shenjë e nxitjes së mëtejshme për veprimet e përbashkëta mes Italisë dhe Shqipërisë, për zbatimin e ligjit. 

Ambasadori Italian në Tiranë Fabrizio Bucci, falënderoi Policinë e Shtetit shqiptar për standartet e larta të arritura në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.


MË SHUME NGA Shqipëri