Ngjarjet e datës 10 dhjetor
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Ngjarjet e datës 10 dhjetor

RTKlive

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2022

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe Integra organizon hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut. (ora, 10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ora, 11:00, Objekti i KQZ)

Avokati i Popullit shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me drejtuesit më të lartë të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), mban konferencë për medie. (ora 13:00)

Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë organizojnë ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri për edicionin 2022/23. (Palestra e Gjimnazit “Bedri Pejani”, Pejë, ora 15:30)


MË SHUME NGA Në Fokus