15:20 / 10.12.2022
Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirenat në veri
REL
Ka filluar bllokimi i rrugëve në veri të vendit. Sipas Radios Evropa e Lirë, rruga në Rudarë në komunën e Zveçanit tashmë është bllokuar, sikur edhe në Leposaviq.
Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.
Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.
Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.
Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas arrestimit të një personi në veri.
Shefi i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.























