19:03 / 10.12.2022
Haradinaj: BE e SHBA të ndërhyjnë për qetësimin e situatës në veri
Sh.Gashi / RTKlive
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit.
Ai përmes një njoftimi në rrjetin social facebook ka apeluar tek BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.
Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t'i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”, shkruan Haradinaj.























