19:24 / 10.12.2022
OSBE mirëpret vendimin për shtyrje të zgjedhjeve në veri
Sh.Gashi / RTKlive
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, ka mirëpritur vendimin e presidentit Osmani dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e kuvendit komunal dhe zgjedhjet për kryetarë komunash në komunat veriore.
"Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t'u fokusuar në dialog", ka shkruar ai në Twitter.
























