Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Afet Bela/ RTKlive

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë do të ketë konferencë për media, ku do të paraqiten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Konferenca do të fillojë në ora 12:30, raporton RTKlive,

Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku ka pasur sulme me shok-bomba e po ashtu me armë, si dhe janë vendosur edhe barrikada në rrugë veri.


MË SHUME NGA Lajme