Xhaçka: Të hiqen menjëherë barrikadat në veri
BKT
Foto/ Nga profili i Xhaçkës në Twitter
Lajme

Xhaçka: Të hiqen menjëherë barrikadat në veri

A.Bela / RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, Xhaçka ka shkruar se Shqipëria i bashkohet thirrjes së partnerëve ndërkombëtar për heqjen e menjëhershme të barrikadave të vendosura nga grupet e serbëve të Kosovës.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX dhe Policisë së Kosovës në veri. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, ka shkruar Xhaçka në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme