‘Çmendet’ City, 100 milionë euro Gvardiol
BKT
Sport

‘Çmendet’ City, 100 milionë euro Gvardiol

F.Bytyqi /RTKlive

Manchester City raportohet se është i gatshëm të paguajë hiq me pak se 100 milionë euro për Joshko Gvardiol e RB Leipzig.

Gvardiol është duke treguar performancë të lartë me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kroatët tashmë janë kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij Botërori, dhe Gvardiol ka dhënë kontribut të madh në rezultatet e kroatëve të cilët synojnë t’i shkojnë deri në fund turneut më të madh në botën e futbollit.

Sipas medieve britanike, ‘Qytetarët’ janë të gatshëm t’i ofrojnë Leipzing-ut 100 milionë euro për Gvardiol.

Ndryshe, kroati është duke u kërkuar edhe nga Chelsea, një tjetër klub i madh anglez.