Liverpool, gati kontrata e re për Firminon
BKT
Sport

Liverpool, gati kontrata e re për Firminon

F.Bytyqi /RTKLive

Liverpool i ka ofruar Roberto Firminos një kontratë të re për të qëndruar në ‘Anfield’ edhe për disa sezone.

Kontrata aktuale e brazilianit tek ‘The Reds’ skadon verën e ardhshme, por sipas medieve britanike, Liverpooli ka bërë gati kontratën e re për Firminon.

Skuadra e Jurgen Klopp thuhet se në kontratën e re lojtarit i kanë ofruar pagë më ulët, por kanë përfshirë bonuse të bazuara në performancën, golat dhe paraqitjet në ndeshje.