17:30 / 11.12.2022
Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë
RTKlive
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thirrur për sonte një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të fillojë në orën 19:00, ndërsa seanca do të drejtohet nga Vuçiq, njoftoi zyra e Presidentit të Serbisë.
Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku janë sulmuar pjestarët e Policisë së Republikës së Kosovës, të EULEX-it dhe janë vendosur barrikada në disa rrugë.























