Rama: Britania e Madhe, interes për përfshirje në investime
BKT
Shqipëri

Rama: Britania e Madhe, interes për përfshirje në investime

ATSH

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga telefonata e zhvilluar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, pak ditë më parë, pas debatit të zhvilluar në kuadër të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë atje.

Gjatë prezantimit të projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studioja holandeze “Royal Haskoning DHV”, Rama informoi se Sunak i kishte shprehur interesin për t’u përfshirë në zhvillimet në Shqipëri.

“Së bashku me kryeministrin e Britanisë së Madhe kemi pasur një bisedë shumë produktive dhe kemi rënë dakord që të krijojmë një skuadër të përbashkët. Më në fund, propozimi im i vjetër, por u desh që të fitoja 3 mandate që të fillonin të më dëgjonin tamam këta partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që ta godasim pa mëshirë këtë pjesë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “e rëndësishme në bisedë është që edhe kryeministri britanik shprehu një interes shumë të madh për përfshirjen e Britanisë në zhvillimet e vendit dhe sigurisht edhe në këtë investim. Kështu që gara është e hapur, jo sot, por nga janari”.


MË SHUME NGA Shqipëri