FBK fton kryetarët e klubeve të basketbollit pas dhunës në palestra
BKT
Sport

FBK fton kryetarët e klubeve të basketbollit pas dhunës në palestra

Uran Krasniqi/RTKLive

Federata e Basketbollit të Kosovës ka ftuar në takim urgjent kryetarët e klubeve, ka njoftuar ky institucion. Kjo pas dhunës së shfaqur në palestrat sportive ku janë zhvilluar ndeshjet e basketbollit.

FBK ka pranuar nga Këshilli Kombëtar rekomandimet të cilat kanë për qëllim shmangien dhe çrrënjosjen e dhunës nga terrenet e basketbollit dhe me të pranuar ato ka ftuar takim urgjent me të gjithë kryetarët e të gjitha klubeve të Superligës dhe ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit Ekzekutiv të FBK, me qëllim të rishikimit të rrjedhjes së ngjarjeve dhe pajtimit për hapat e mëtejmë me qëllim të sigurimit të pajtueshmërisë me rekomandimet e Këshillit Kombëtar", ka theksuar FBK në një njoftim. 

Përplasjet e tifozërisë kanë ndodhur në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Superkupës së basketbollit të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, si dhe ndërmjet Bashkimit dhe Pejës.