Arsenal kryeson listën e ekipeve të interesuara për yllin portugez
BKT
Sport

Arsenal kryeson listën e ekipeve të interesuara për yllin portugez

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenali po synon transferimin e yllit portugez, Joao Felix. Sulmuesi njëzet e tre vjeçar dëshiron të largohet nga Atletico Madrid pasi ka pasur vështirësi për t`u përshtatur me skuadrën që drejtohet nga Diego Simeone.

Gazerta e njohur "Marca" shkruan se klubi që udhëheqë Premier Leaguen sa i takon Felix kryeson listën e ekipeve të interesuara duke qenë përpara Manchester United, Chelsea, Aston Villa dhe Paris Saint-Germain.

Ish-futbollisti i Benficas shënoi një gol dhe bëri dy asistime për Portugalinë në Kupën e Botës në Katar, para se portugezët të eliminoheshin nga Maroku në çerekfinale.