18:16 / 13.12.2022
Presidentja Osmani do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës
J.Musliu/RTKlive
Konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë legjislativ në vend.
Kjo seancë speciale do të mbahet me 15 dhjetor. “Të enjten, më 15 dhjetor, presidentja Vjosa Osmani i adresohet kuvendit”, shkruan në njoftim.
“Konform Kushtetutës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten, më 15 dhjetor 2022, në orën 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Çdo vit, kreu i shtetit u drejtohet me fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të bërë një rezyme të punës një viti.























