Sot katër vjet FSK-ja u shndërrua në Ushtri të Kosovës
J.Musliu/RTKlive
Sot u mbushën katër vjet, që kur u miratua në Kuvendin e Kosovës, Ligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro dhe një abstenim, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës.
Edhe pse për shkaqe politike, emri nuk ishte i mundur t’i ndërrohet, megjithatë, FSK-ja, bazuar në ligjet e votuara, ka të gjitha kompetencat e ushtrisë.
Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.
Deputetët serbë nuk kishin marrë pjesë në seancë duke kundërshtuar votimin e këtyre projektligjeve.























