Fundoset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, dyshohet për viktima
BKT
Shqipëri

Fundoset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, dyshohet për viktima

RTSH

Një varkë e vogël emigrantësh është fundosur në Kanalin Anglez, pranë Kentit, ndërsa dyshohet se për pasojë kanë humbur jetën disa persona. Në bordin e anijes ndodhen 30 deri në 50 persona.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ndërsa varkat e shpëtimit dhe rojet bregdetare kanë nisur operacionin e shpëtimit. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë gjithashtu helikopterë të Rojës Bregdetare dhe një nga Marina Franceze.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, reagoi në lidhje me ngjarjen, teksa tha se "mendimet e saj të përzemërta" ishin me familjarët e viktimave.

“Jam në dijeni të një incidenti shqetësues në Kanal këtë mëngjes dhe jam duke u përditësuar vazhdimisht ndërsa agjencitë përgjigjen dhe urgjentisht përcaktojnë faktet e plota”, shtoi  Braverman. Qeveria britanike tha se "të gjitha agjencitë përkatëse" ishin të përfshira në trajtimin e incidentit./ BBC


MË SHUME NGA Shqipëri