Armando Broja: Do të rikthehem më i fortë
BKT
Sport

Armando Broja: Do të rikthehem më i fortë

F.Bytyqi /RTKLive

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është i bindur se do të rikthehet edhe më i fortë pas lëndimit.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, pësoi një lëndim të rëndë në miqësore me Chelsean, duke bërë që të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Broja përmes rrjeteve sociale, falënderon të gjithë që e kanë mbështetur, duke premtuar se do të rikthehet më i fortë.

“Më vjen keq që më duhet ta mbyll kështu vitin 2022. Ishte e vështirë për të përpunuar gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur se do të rikthehem më i fortë dhe më mirë se më parë. Secili ka rrugëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetëse. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjitha. Do të kthehem së shpejti”, ka thënë 21-vjeçari Armando Broja.