15:51 / 14.12.2022
Prishtina zyrtarizon ‘divorcin’ me dy futbollistë
F.Bytyqi /RTKLive
Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos nuk do të jenë më lojtarë të FC Prishtinës.
Kryeqytetasit përmes një njoftimi, kanë konfirmuar ndarjen me mbrojtësin Dumani dhe sulmuesin Marclei Cezar Santos.
Sipas këtij njoftimi, ‘divorci’ ka ardhur pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve.
“Klubi jonë i falënderon për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellën “bardhekaltër”. FC Prishtina Dumanit e Santosit iu uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.























