Enver Peci dorëhiqet për shkaqe ligjore nga pozita e kryetarit të Supremes
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Enver Peci dorëhiqet për shkaqe ligjore nga pozita e kryetarit të Supremes

Afet Bela/ RTKlive

Muajin e kaluar Enver Peci është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës. Peci tha për RTKlive se ka pranuar nga Presidentja dekretin për t’u liruar nga detyra dhe këtë e ka bërë për çështje ligjore.

“Unë këtë e kam bërë për shkaqe ligjore dhe jo për ndonjë arsyeje tjetër, unë e kam njoftuar edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për këtë çështje. Ligji i Gjykatës Kushtetuese e kërkon që para dekretimit për detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese duhet të lirohem nga një detyrë tjetër”,tha ai për RTKlive.

Ndryshe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), sot pas dorëheqjes së kryetarit, Enver Pecit, ka caktuar ushtruese të detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme.

"Këshilli caktoi gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, Mejreme Memaj, ushtruese e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme të Kosovës nga data 14 dhjetor 2022 deri në zgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të kësaj gjykate", njofton KGJK.

 

 


MË SHUME NGA Lajme