Përmbytje në Lezhë, qindra hektarë toke nën ujë
RTSH
620 ha tokë të përmbytura në Lezhë, prezencë uji në bizneset në Lagunën e Patokut! Akse të bllokuara në qarkun Shkodër.
Reshjet e shitur kanë përkeqësuar sërish situatën në qarkun e Lezhës ku nën ujë janë 620 hektarë tokë. Rritja e nivelit të lumenjve dhe prurjeve të tyre kanë bërë që në zonën e Zadrimës rreth 120 ha të jenë në ujë.
Në Hidrovorin e Balldrenit ka rreth 350 ha të përmbytura dhe rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten. Edhe në fushën e Gjonëmit kemi rreth 100 ha toka të përmbytura.
Gjithashtu HEC-et e Ulzës e Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit me 600 m³/s duke krijuar prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën e Patokut.
Edhe në qarkun e Shkodër situata është kritike, ku të përmbytura janë 3840 hektarë tokë. Gjithashtu disa nga akset janë të bllokuara. Konkretisht rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të ulëta, por vetëm me mjetet të larta ushtarake.
Rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat për shkak të ujit, ndërsa rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.























