11:26 / 16.12.2022
Docherty: Kosova partner strategjik afatgjatë i Mbretërisë së Bashkuar
Afet Bela/ RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.
“Ministri Docherty theksoi përkushtimin ndaj Kosovës si një partner strategjik afatgjatë, i bazuar në vlerat e përbashkëta. Ata diskutuan sigurinë rajonale, situatën energjetike në Kosovë dhe më gjerë në Evropë, dhe rëndësinë e përparimit të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë të postuar në ‘Facebook'.























